Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri lagje dhe një fshat i Prishtinës nesër mbesin pa ujë të pijshëm

KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të punimeve tokësore do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm në tri lagje e një fshat në Prishtinë.

“Në kuadër të disa punimeve teknike tokësore, kompania private “Berisha” ka bërë kërkesë në KRU ”Prishtina ” për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm shkaku i kyçjes në gypin e vjetër të ujit me diametër fi 250 mm, ditën e nesërme më 3 nëntor 2020”, ka njoftuar ujësjellësi.

Konsumatorët e lagjes “Qëndresa“, lagjes “Marigona 2”, lagjes “Qershia” dhe fshati Miradi të martën nga ora 08:00 deri në 18:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, njoftohet tutje.