Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë, në dy lagje të Prishtinës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes, për shkak të disa punimeve në infrastrukturë.
“Gjatë ditës së nesërme, 2 tetor 2021 ( e shtunë ) duke filluar nga ora 10:00-18:00 do të realizohen punime teknike në infrastrukturë , konkretisht do të ndërrohet gypi i ujit AC fi 350 mm dhe do të vendoset gyp i ri. Përgjatë punimeve, ne jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për dy lagje të Prishtinës: Lagjja e “ Muhaxhirëve ” dhe lagjja ” Bregu i Diellit”, thuhet në njoftim.
Sipas KUR “Prishtina”, përpjekjet e ekipeve të mirëmbajtjes dhe operimit do të jenë maksimale për realizim sa më të shpejt të këtyre punimeve.
-
Dy lagje të Prishtinës sot mbeten pa ujë
-
Punimet teknike të martën do të lënë pa ujë disa lagje në kryeqytet
-
Tri lagje në Prishtinë nesër do të mbesin pa ujë të pijshëm
-
Tri lagje dhe një fshat i Prishtinës nesër mbesin pa ujë të pijshëm
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë