Në mungesë të një kabineti me kompjuterë, mësimdhënësi i një ore të informatikës detyrohet që vetëm nga libri i kësaj lënde t’iu shpjegojë atyre mësime se si punohet dhe funksionojnë kompjuterët.
Kështu nxënësit mësojnë vetëm teori por jo edhe praktikë, raporton KTV.
Mungesa e kabineteve përkatëse si dhe laboratorët për lëndë të ndryshme po ndikojnë që filloristët, por edhe nivelet tjera të arsimit, të mos marrin njohuri të lartë në arsim.
Në cilësinë e dobët të arsimit po ndikojnë edhe faktorë të tjerë që, sipas
mësimdhënësve, janë edhe tekstet mësimore, të cilat duhet ndryshuar urgjentisht.
Edhe
Pupovci: Arsimit në Kosovë i duhet rishikim i teksteve dhe shtim i inspektorëve
Sipas tyre, në ato tekste shkollore ka shumë gjëra të panevojshme që fëmijët obligohen t’i mësojnë dhe nuk janë aspak atraktive për ta.
Edhe numri i madh i nxënësve në një klasë po ka efekt negativ në mësimnxënie.
Megjithëkëtë, nxënësit thonë se janë të gatshëm dhe mund të krahasohen lirisht me nxënësit e vendeve të tjera.
Sipas njohësve të arsimit, fajin për cilësinë e dobët duhet ta marrin edhe mësimdhënësit, pasi që shumë prej tyre, pa pasur njohuri dhe meritë, kanë zënë vende në arsim.
Dhe kjo falë politikës.
Cilësinë e dobët në arsim e tregojnë edhe të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Botërore për Kosovën, e cila në një raport vlerëson se 12.8 vjet shkollim të një nxënësi kosovar vlejnë vetëm sa 7.7 vjet të një shkollari në vende me arsim të kompletuar.
Edhe Çfarë duhet bërë pas rezultateve të fundit të PISA-s?Sipas këtij raporti, një fëmijë i lindur në Kosovë do të jetë vetëm 56 përqind produktiv kur të rritet në krahasim me fëmijët, të cilët rriten në një vend, ku arsimi është cilësor dhe i kompletuar.
KTV-ja ka pyetur për këto edhe Ministrinë e Arsimit por ata nuk kanë kthyer përgjigje.