Përfshirja e pamjaftueshme e nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shkollimin e mesëm të lartë ka bërë që organizata joqeveritare “Nevo Koncepti” të zhvillojë fushatë të informimit për regjistrimin e tyre në shkollat e mesme të Komunës së Prizrenit.
Një praktikë e tillë, sipas drejtuesve të kësaj organizate, zbatohet prej vitesh si masë e domosdoshme për avancimin e edukimit të fëmijëve të këtyre komuniteteve, shkruan sot Koha Ditore.
Drejtori ekzekutiv i OJQ “Nevo Koncepti”, Osman Osmani, ka pohuar se zbatimi i projekteve të ngjashme ka ndikuar në rritjen e numrit të fëmijëve në shkollat fillore, ndërkohë që bashkëpunimi i shoqërisë civile me autoritetet komunale ka bërë që të zbatohen masat afirmative në këtë drejtim edhe për shkollimin e mesëm.
Megjithëkëtë ka pranuar se sfidat më të theksuara janë në zonat rurale, ku numri i nxënësve që vazhdojnë shkollimin e mesëm të lartë është i ulët, sidomos te vajzat.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Vetëm 31% e fëmijëve romë, ashkalinj e egjiptianë arrijnë arsimin e mesëm të lartë
-
Në Prizren shpërndahen tabletë për nxënësit e komuniteteve
-
Komunitetet RAE kërkojnë më shumë mundësi integrimi
-
Komuna e Prizrenit asiston risocializimin e të riatdhesuarve nga komunitetet RAE
-
Në Klinë e Istog rriten kërkesat për arsimim joformal