Pozita e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptianë në Komunën e Prizrenit nuk është ideale, megjithëse është më pozitive se në komunat tjera të Kosovës, kanë vlerësuar aktivistët e shoqërisë civile nga radhët e këtyre komuniteteve, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tyre, krahas institucioneve që duhet t`i ushtrojnë përgjegjësitë për integrimin e këtyre komuniteteve, edhe vetë pjesëtarët romë, ashkalinj dhe egjiptianë duhet të angazhohen për përmirësimin e pozitës së tyre në shoqëri.
lidershipi komunal i Prizrenit ka vlerësuar se për zhvillimin e shtetit nevojitet kontributi i secilit pjesëtar të shoqërisë, derisa edhe institucionet përkatëse duhet të punojnë për eliminimin e të gjitha barrierave dhe paragjykimeve ndaj komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptianë.
Osman Osmani nga OJQ “Nevo Koncepti” ka pohuar se në Prizren ka ndryshime pozitive sa i përket integrimit të komuniteteve RAE dhe se një gjë e tillë është shpresëdhënëse për të ardhmen.
(Më shumë lexoni sot Koha Ditore)
-
Komuna e Prizrenit asiston risocializimin e të riatdhesuarve nga komunitetet RAE
-
Komuniteti RAE në Prizren kërkon prioritet në punësim
-
A kanë mundësi të barabarta punësimi anëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian me anëtarët e komuniteteve të tjera?
-
Punësimi e mirëqenia sociale, sfidat kryesore të komuniteteve joshumicë në Prizren
-
Veshall: Politika tenton ta fshehë çështjen e martesave të hershme