Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trendafilova pret nga Smith të përmbushë mandatin

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova ka folur mbi emërimin e Prokurorit të ri të Specializuar.

Kjo ndodhi pas emërimit të Jack Smith në postin e Prokurorit të Specializuar në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara gjykatëse, Ekaterina Trendafilova deklaroi se ai do të shërbejë për përmbushje të mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“I ofroj z. Smith përgëzimet e mia të sinqerta me rastin e emërimit të tij dhe kam besim që përvoja e tij e gjatë në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale, si në Shtetet e Bashkuara ashtu dhe në nivel ndërkombëtar, do të shërbejë për përmbushjen e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Do të kem kënaqësinë të krijoj marrëdhënie të frytshme pune me z. Smith dhe kam besim se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të bëjë përparim të mëtejshëm në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj”, tha ajo, transmeton KTV.

Kryetarja Trendafilova shprehu gjithashtu mirënjohjen për punën e z. Kwai Hong Ip, Zëvendësprokurori i Specializuar, i cili ndërkohë bëri të mundur vazhdimësinë e punës në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Edhe Behrami: Gjykata Speciale po devijon nga mandati, Trendafilova të thirret për sqarim Arbëri 3 muaj më parë Behrami: Gjykata Speciale po devijon nga mandati, Trendafilova të thirret për sqarim

Smith do të jetë pasardhësi i David Schvendimanit, i pari Prokuror i Specializuar, më herët edhe Kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën më 31 mars kur skadoi emërimi i tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm amerikan.

“Është nder dhe kënaqësi që më ofrohet kjo sfidë dhe jam i gatshëm t’i çoj hetimet më tej”, u shpreh Smith.

Aktualisht, Smith është nënkryetar dhe kreu i seksionit të padive i Korporatës Spitalore të SHBA-së, organizata shëndetësore joqeveritare më e madhe në Shtetet e Bashkuara, një post të cilin e ka pasur që në shtator 2017.

Jack Smith

Edhe Smith: Trump u përpoq ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 Botë 6 muaj më parë Smith: Trump u përpoq ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020

 

Image