Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trend rritës i rasteve që trajtohen në Emergjencë, mbi 20 mijë për tre muaj më 2022

Mbi 20 mijë e 800 raste emergjente janë trajtuar në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tre muajt e parë të vitit 2022, ka bërë të ditur mjekja Nerxhivane Halimi. Në një lidhje për emisionin “Sot” në KTV, Halimi ka thënë se trendi është shqetësues, duke shtuar se në këtë tremujor ka rritje prej 10 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më herët.

“Për 24 orë kemi pasur 227 raste. Aksidente ka pas më pak, vetëm 10, por lëndime, sëmundje internistike e kirurgjike. Nëse marrim raport tremujor, nga janari deri në mars, kanë qenë 20 mijë e 800 raste. Nëse i krahasojmë me vitet e kaluara, është 10 për qind më tepër sivjet. Pra ngarkesa sa vjen e rritet. Nuk zvogëlohet”, ka thënë ajo duke shtuar se ndër vite rastet internistike dhe traumat apo lëndimet e ndryshme nga aksidentet e komunikacionit janë rastet më të shpeshta që trajtohen në Emergjencë.

Për tre muaj, Emergjenca ka trajtuar raste nga 878 aksidente komunikacioni. Sipas Halimit, një pjesë e madhe e të lënduarve kanë pasur lëndime të rënda dhe është kërkuar trajtim më i gjatë. Ka apeluar për vetëdijesim në komunikacion.

Mjekja është ankuar në kapacitet të hapësirës së Emergjencës duke thënë se shpeshherë në dhomën e reanimimit u duhet të huazohen shtretër nga dhoma tjera.

Numrin e rasteve Halimi e ka cilësuar ngarkesë të madhe për stafin që shpeshherë ka vlerësuar se është jo i mjaftueshëm.

Edhe Klinika Emergjente e mbingarkuar, mbi 300 raste në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore Arbëri Klinika Emergjente e mbingarkuar, mbi 300 raste në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore

“Vitin e kaluar i kemi pas 68 mijë raste. Mund të them se me mbi 40 për qind ishin të rënda. Është ngarkesë e madhe. Për tremujor të parë sivjet pati trend të rritjes. Por vera te ne është e zakonisht e papërballueshme. Gjatë verës e kemi problemi edhe të temperaturave që krijojnë probleme të mëdha te njerëzit e moshuar e te ata me sëmundje kronike”, ka thënë ajo duke apeluar që njerëzit verës të shmangin diellin e të marrin sa më shumë lëngje.