Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tregjet në trotuare rrugësh të Gjilanit për mungesë të lokacioneve

Përgjatë rrugës qarkore në komunën e Gjilanit në të dyja anët e rrugës gjenden shitësit e rërës, të cilët ankohen se gjatë 17 vjetëve qeverisja lokale nuk ka realizuar kërkesat e tyre për caktimin e një lokacioni për tregun e rërës dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme.

Thonë se për të mbetur gjallë në biznesin e tyre ata duhet të paguajnë hapësirën private, të cilën e shfrytëzojnë në baza prej 50 eurove për një person, shkruan sot “Koha Ditore”. Thonë se lokacioni i tanishëm nuk përmbush asnjë kusht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Milihat Krasniqi, shitës i rërës, thotë se caktimi i lokacionit për tregun e rërës do t`ua lehtësonte punën shitësve, të cilët aktivitetin e tyre e kryejnë në cep të rrugës ku edhe ka një frekuentim të madh të veturave. Ai thotë se shitësit do të ishin të kënaqur nëse do të caktohej një lokacion i ri dhe se ata do të paguanin obligimet e tyre ndaj Komunës.

“Po ne nuk kemi hapësirë dhe këtë hapësirë e shfrytëzojmë prej pjesës private, sepse paguajmë çdo person kah 50 euro në muaj. Ndërsa katër persona paguajnë 200 euro. Do të ishte mirë nëse do të kishim një lokacion, ku ne do të shisnim dhe sigurisht se do të kishte edhe kushte më të mira. Sepse këtu nuk kemi asgjë, përveç lokacionit. Thjesht janë vetëm hapësira private, por që caktohet një lokacion prej Komunës ne do të paguajmë obligimet tona”, ka thënë ai.

Ndërsa Avdyl Jerliu, kryeshef i ndërmarrjes komunale “Tregu”, deklaron se ata janë në fazën e hershme të organizimit të kompanisë, porse do të punojnë për krijimin dhe inkuadrimin e të gjitha tregjeve në një sistem... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.