Ndërmarrja publiko-lokale “Tregu” e Komunës së Gjilanit ka afro 1 vit që është themeluar, porse aktualisht funksionon pjesërisht.
E ka të funksionalizuar vetëm tregun e gjelbër, por jo edhe tregun e automjeteve, të kafshëve, si dhe atë të rërës dhe druve. Kjo ka ndodhur me arsyetimin se pushteti lokal ka problem në sigurimin e lokacionit për tregjet e reja, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në këtë ndërmarrje nuk është bërë asnjë investim, teksa janë të punësuar 20 persona.
Betim Latifi, kryesues i bordit të drejtorëve NPL “Tregu”, deklaron se ata kanë kërkuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që lokacioni i tanishëm i tregut të automjeteve t’i jepet ndërmarrjes në shfrytëzim, mirëpo përgjigja kishte qenë negative meqë AKP-ja tashmë ka kontratë me një operator ekonomik, i cili ka në shfrytëzim lokacionin. Ndërsa thotë se janë në bisedime me autoritetet komunale që te gjendet një lokacion për tregun e kafshëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Funksionalizohen tregjet e Gjilanit
-
Gjendja e mjerueshme e tregut, Prishtina nuk nis procedurat për ta menaxhuar
-
Tregu i gjelbër me mungesë kushtesh për punë e higjienë
-
Problemet pronësore pamundësojnë investimet në infrastrukturën e tregut në Viti
-
“Tregu” në Gjilan shënon rënie të të hyrave shkaku i borxheve të tregtarëve