Prishtinë, 14 gusht 7 - Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarit M.C, për veprën penale të Grabitjes nga neni 329 par.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari M.C është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.000 euro.
Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari M.C, më datë 27.01.2017, rreth orës 16.00, në Prishtinë, në rrugën “Azem Bejta” me qëllim të përfitimit të tij në mënyrë të kundërligjshme, duke përdorur dhunë dhe nën kërcënimin e thikës kishte sulmuar të dëmtuarën F.H nga Prishtina me ç’ rast i kishte grabitur gjësendet të cilat i kishte në çantë, portofolin në vlerë prej 145 euro dhe një telefon celular i tipit IPHONE 7.
Të akuzuarit i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak në dënimin e shqiptuar me burg.
Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
-
Një burrë dënohet me shtatë vjet burgim për grabitje
-
Ia vodhi telefonin nga xhepi një gruaje në Prishtinë, dënohet me 3 vjet burgim e 500 euro gjobë
-
Qytetarit në Prishtinë i grabiten para dhe telefoni nga gjashtë të dyshuar
-
Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Prizren, dy të tjerë në kërkim
-
Dënim me kusht për dhunim, parashkrim për vjedhje