Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit. IKSHPK-ja ka njoftuar se nga 3.104 testime, 260 persona kanë rezultuar pozitivë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 66.640 raste nga 289.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.575 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.359 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.706.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
Një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Tetë të vdekur dhe 62 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit