Ka shkuar në 1548 numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe tri vdekje, dy në Prishtinë (42, 86 vjeç) e një në Vushtrri (76 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se për 24 orët janë kryer 2868 teste nga të cilat 249 kanë dalë pozitive, apo 8.6 për qind e mostrave të testuara. Deri tash në Kosovë janë regjistruar 64 mijë e 768 raste pozitive.
Prishtina sërish është e para në listën e komunave me më së shumti raste, me 116 të regjistruara sot.
Për 24 orë janë shëruar 316 pacientë duke e çuar totalin e të shëruarve në 56 mijë e 344.
Janë edhe 6876 raste aktive.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjashtë të vdekur e 2.033 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë
-
23 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë të dielën
-
Dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Tre të vdekur dhe 49 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
11 të vdekur e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë