Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre të vdekur e 1.593 raste pozitive të hënën në Kosovë

Tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 të hënën në Kosovë, derisa nga 6.837 testime u regjistruan 1.593 raste pozitive.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2.433 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 168.715.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 34.208.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 3.015 të vdekur, 205.938 raste pozitive dhe 168.715 pacientë të shëruar.