Shqipëria ka regjistruar tre viktima të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 3.104 që nga fillim i pandemisë.
Nga 2.503 testime të kryera, 466 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,902 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Në të gjithë vendin janë 6.633 pacientë aktivë me koronavirus.