Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre skenarë për vitin e ri shkollor, komunat do të vendosin varësisht nga situata

Komunave të Kosovës pritet t'u jepet e drejta të vendosin për një nga tri modalitet sa i përket vijimit të vitit shkollor.

Gjatë takimit virtual që kryeministri Avdullah Hoti ka pasur sot me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrin e Arsimit Ramë Likaj dhe me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, janë diskutuar tri modele: nën një, që nxënësit të vijojnë mësimin në shkolla, nën dy, që të kombinohet mësimi në shkolla dhe online, si dhe në 3, që mësimi të vazhdojë online, varësisht nga situata epidemiologjike nëpër komuna.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një njoftim të kryeministrisë bëhet e ditur se prioritet duhet t’i jepet rikthimit në ambientet shkollore, sidomos për klasat e ulëta.