Drejtoritë Komunale të Arsimit janë shprehur të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor, me prezencë fizike e orar të plotë në kushte pandemie.
Sipas një njoftimi të Asociacionit të Komunave të Kosovës, drejtorët komunalë kanë thënë se janë të gatshëm të nisin vitin e ri shkollor me çfarëdo vendimi që merr Ministria e Arsimit për skenarin e mësimit.
Fillimi i vitit të ri shkollor një herë u shty nga 1 shtatori për në 13, e më pas për 27 shtator, për shkak të situatës alarmante me COVID-19.
Kolegjiumi për Arsim në AKK ka shprehur shqetësim për çështjen e lehonave mësimdhënëse që janë të liruara nga prezenca fizike për shkak të pandemisë.
“Edhe pse një gjë e tillë është premtuar nga institucionet qendrore, gjegjësisht për lirimin e tyre nga obligimi për t’u paraqitur ne vende pune dhe për zëvendësimin, ende nuk ka një fond të caktuar për zëvendësimin e mësimdhënësve shtesë”, thuhet në njoftim.
-
Asociacioni i Komunave kritikon Ministrinë e Arsimit: Viti shkollor nisi, ju ende jo
-
Për fillimin e vitit të ri shkollor kërkohet staf shtesë i mësimdhënësve
-
Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor
-
Shtyhet fillimi i vitit shkollor, pritet të nisë më 13 shtator
-
AKK: Viti i ri shkollor fillon me 1 shtator, me prezencë dhe orar të plotë