Këtë vit pritet që mësimi në shkollat fillore e të mesme të fillojë me prani fizike të nxënësve.
Ditë më parë Ministria e Arsimit ka njoftuar se 13 shtatori do të jetë data kur pritet të fillojë viti i ri shkollor.
Në një takim virtual me ministren e Arsimit, Drejtoritë Komunale janë shprehur të gatshme për vijimin e mësimit nëpër shkolla, por kanë theksuar nevojën e mungesës së stafit të mësimdhënësve shtesë.
“Vitin e kaluar kemi përdorur mësimdhënës brenda sistemit, mirëpo nuk është përdorur mësimdhënësi adekuat. Këtu e kemi fjalën p.sh nëse një mësimdhënës i Biologjisë ka qenë i infektuar për dy javë, kjo ka mundur të vazhdojë deri në 6 javë për shkak të infektimit edhe të familjes, atëherë është zëvendësuar nga një mësimdhënës, por ndoshta jo gjithëherë i lëndës adekuate”, tha Shpresa Shala, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Nevojën për mësimdhënës shtesë e ka shprehur edhe drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Edhe
SBASHK-un e shqetëson mungesa e mundshme e mësimdhënësve shkaku i pandemisë
Ai ka thënë se kjo është kërkesë themelore e komunave.
“Vendime për punësimet e reja nëpër shkolla të Republikës së Kosovës mund të jenë të natyrës së njëjtë si vendimet që Qeveria i solli për punësimin e disa dhjetëra inspektorëve, të cilët ju bashkuan Agjencisë së Veterinës, apo disa dhjetëra infermierëve, të cilët do të përkrahin procesin e vaksinimit.
D.m.th., këso lloj vendimesh në situata emergjente mund të sjellë Qeveria e Republikës së Kosovës”, u shpreh Ibrahimi.
Ndërkohë, Rinor Qehaja, ekspert i arsimit, ka thënë se mësimi online nuk ka qenë joefikas, një nga arsyet, sipas tij, ka qenë mungesa e metodologjive nga ana e mësimdhënësve.
Sipas tij, prania fizike e nxënësve nëpër shkolla është e domosdoshme.
“Njëri prej shumë faktorëve që kontribuon në favor të mësimit me prezencë fizike është interaktiviteti social, prezenca në klasë dhe komunikimi me bashkëmoshatarë dhe komunikimi me mësimdhënësit e që në shoqërinë tonë kjo ka një kuptim më të fuqishëm për shkak edhe të kontekstit lokal”, deklariu Qehaja.
Edhe
Komunat të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor
Ministria e Arsimit thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor por për nisjen e tij ky dikaster thotë se do të varet nga gjendja epidemiologjike në vend.
Sipas MASH-it nxënësit nga klasa e 6-të janë të obliguar të mbajnë maska.