Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre personalitete refuzojnë dekoratën nga Presidenti Thaçi

Qindra personalitete e dhjetëra organizata i ka dekoruar presidenti Hashim Thaçi me Medaljen e 10- vjetorit të Pavarësisë.

Por, Thaçit medaljet ia kanë refuzuar Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Veton Surroi, raporton KTV.

Në listën e të dekoruarve, emri i publicistit Surroi është përfshirë për pjesëmarrjen dhe kontributin në Konferencën e Rambujesë dhe në Procesin e Vjenës, ndërsa në një postim në Facebook ka dhënë arsyet për e tij për refuzimin.

Aktualisht deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka shkruar gjithashtu arsyet se pse të pranojë dekoratën nga një person si Thaçi.

Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka konsideruar se presidenti Thaçi, po bën pazare politike me medalje e dekorata, derisa veprimet e vendimet e Thaçit prej 2010 e tutje, i ka konsideruar rrënuese për shtetin.

Krasniqi ka rikujtuar se edhe ishte fyer personalisht nga Thaçi, dhe atë jo vetëm një herë.

Edhe Dekoratën nga Thaçi e refuzon edhe ish-kryeparlamentari Kolë Berisha Arbëri Dekoratën nga Thaçi e refuzon edhe ish-kryeparlamentari Kolë Berisha

Krasniqi ka shtuar se ndihet i fyer të dekorohet nga dikur bashkëpartiaku i tij, derisa ka shprehur keqardhje që këtë refuzim i duhet ta bëjë në ditën e pavarësisë dhe nga institucioni përfaqësues i shtetit, Presidenti.

Përveç personaliteteve e organizatave, Thaçi dekoroi me medaljen e njëjtë ka dekoruar edhe deputetët që votuan e nënshkruan deklaratën e pavarësisë më 17 shkurt 2008.