Autoritetet komunale të Prizrenit kanë pranuar se gjendja lidhur me prezencën e qenve endacakë është e rëndë. Sipas tyre, projekti i iniciuar nga niveli qendror për menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë ende nuk po zbatohet nga dy operatorët e kontraktuar për rajonin e Prizrenit, shkaku i mungesës së anestetikëve të regjistruar pranë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Ata kanë shprehur bindjen se kjo pengesë do të kapërcehet së shpejti dhe se operatorët e kontraktuar nga AUV do të nisin punën në terren për menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë. Drejtori për Bujqësi në Komunën e Prizrenit, Egzon Elshani, duke raportuar në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi për gjendjen aktuale me qentë endacakë në Komunën e Prizrenit ka theksuar se kjo komunë në çdo vit kalendarik ka planifikuar mjete për trajtimin e qenve endacakë, shkruan sot Koha Ditore.
“Bazuar në atë që kemi përcjellë çdo vit, kërkesat janë që të trajtohen 1 mijë qen. Ndoshta ky numër nuk do të ishte kaq i madh sikur fshatrat përreth e sidomos blegtorët të mos i sillnin qentë që kanë kaluar moshën. Për momentin gjendja me prezencën e qenve endacakë është e rëndë”, ka thënë Elshani.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Komuna e Prishtinës: Kemi shpenzuar dhjetëfish më shumë buxhet se vitin e kaluar për qentë endacakë
-
Trajtimi i qenve endacakë, nga AUV-i sërish te komunat
-
Komuna nis trajtimin e 700 qenve endacakë, iniciative vlerësohet si e pamjaftueshme
-
Shtohet numri i qenve nëpër rrugë, komunat ende nuk kanë zgjidhje
-
Kryetari i Prishtinës paralajmëron zgjidhje për problemin e qenve endacakë në kryeqytet