Roli i gruas së politikanit të vrarë në Kosovë Oliver Ivanoviq, Milena Popoviq është që të mbrojë presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, nga hetimet në këtë vrasje, ka thënë politikania serbe, Rada Trajkoviq.
“Ajo nuk ka asnjë rol tjetër përveç se hetimi të mos i ofrohet Vuçiqit. Ajo nuk guxon të mbes pa mbrojtjen e Vuçiqit” ka thënë Trajkoviq në një deklaratë për Danas, duke komentuar deklaratën e Popoviqit, e cila një ditë më parë në media serbe tha se nëse Milan Radojçiq është i pafajshëm, atëherë ai duhet ta dëshmojë këtë pafajësi.
Trajkoviq më tutje ka thënë se roli i Beogradit zyrtar ishte shumë i madh që nga dita e vrasjes së Ivanoviqit, duke shtuar se media të afërta me Vuçiqin, bënë gjithçka për ta devijuar hetimin.
Një ditë më parë gruaja e Oliver Ivanoviqit, Milena Popoviq ka thënë se e respekton vendimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiq kur në Kuvend lejoi pjesëmarrjen e Milan Radojçiqit, i dyshuar për përfshirjen në vrasjet e liderit serb.
“Ajo çfarë dua të them është se me atë nuk do të qëndrojë në të njëjtin vend” është shprehur Popoviq duke iu referuar seancën së Kuvendit të Serbisë, ditë më parë e cila lëshoi sallën pas pjesëmarrjes së Milan Radojçiqit në këtë seancë.
- Në Serbi ka filluar operacioni për shpëtimin e pasurisë së kriminelit Millan Radoiçiq
-
Trajkoviq: Bomba në veri, mesazh për serbët se mund t’u ndodhë si Ivanoviqit
-
Gjykata do t’i drejtohet MD-së për ta ftuar si dëshmitare ish-partneren e Ivanoviqit
-
Rikthehen akuzat ndaj Beogradit zyrtar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
-
Ish-partnerja e Ivanoviqit nuk dëshmon për vrasjen e tij