Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tragjedia në Tetovë: 14 të vdekur e 17 të lënduar

Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie në të gjithë territorin e saj, pas zjarrit që përfshiu të mërkurën mbrëma Spitalin modular, ku trajtoheshin pacientët me Covid, me ç’rast 14 pacientë mbetën të vdekur. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, paralajmëroi ndihmë financiare për familjet e viktimave. E presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka bërë të ditur se është thirrur edhe ekspertiza e jashtme që do të ndihmojë në zbardhjen e rastit.

Hospitalizimi pas infektimit me koronavirus iu kushtoi me jetë dhjetëra personave në Maqedoni.

Identifikimi i vështirë i viktimave nga zjarri që bëri shkrumb spitalin e improvizuar ka bërë që edhe të mos dihet përfundimisht numri i saktë i viktimave.

Ndonëse thonë se janë 14 deri më tani, institucionet përkatëse dyshojnë se ky numër do të jetë edhe më i lartë.

I tëri i djegur është gjendja e objektit i cili deri një natë më parë ka shërbyer si qendër për trajtimin e personave me COVID-19 në Tetovë. Rrethanat e zjarrit që kapluan këtë qendër janë ende të paqarta derisa për zbardhjen e tyre pritet të angazhohen edhe ekspertë ndërkombëtarë.

Qytetarët e Tetovës janë të tronditur nga shpërthimi dhe djegia që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.

Edhe Përfundoi identifikimi i viktimave të zjarrit në Tetovë, mosha e tyre nga 29 deri 78 vjeç Arbëri Përfundoi identifikimi i viktimave të zjarrit në Tetovë, mosha e tyre nga 29 deri 78 vjeç

Në vendin e ngjarjes, pasditen e së enjtes ishte edhe presidenti Stevo Pendarovski, i cili tha se deri tani nuk ka ndonjë shenjë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Pendarovski ishte i bindur se e vërteta e asaj që ka ndodhur do të mësohet së shpejti.

“Ajo që di është se ka qenë e mbushur dhe ka pasur 26 persona, por në atë moment ka pasur 3 ose 4 mjekë dhe nuk dihet nëse edhe ata janë në mesin e këtyre 14 viktimave. Besojmë që sot, maksimum deri nesër, do të përfundojë obduksioni dhe do të verifikohet identiteti dhe shkaqet e vdekjes konkretisht edhe kush janë këta njerëz sepse ende nuk e dimë një gjë të tillë”, ka deklaruar ai.

Hetime për ngjarjen kanë kërkuar edhe nga Qeveria e Maqedonisë.

Edhe Në Spitalin COVID të Tetovës pak muaj më parë ishin konfirmuar gabime gjatë ndërtimit të tij Arbëri Në Spitalin COVID të Tetovës pak muaj më parë ishin konfirmuar gabime gjatë ndërtimit të tij

Në pritje të zbardhjes së rastit janë edhe familjarët e viktimave derisa fajësuan institucionet maqedonase për situatën.

Kritika ndaj institucioneve kishte edhe Arianit Xhaferi nga shoqëria civile

Në nderim te viktimave të këtij rasti Komuna e Tetovës ka shpallur tri ditë zie.