Arbëri

Përfundoi identifikimi i viktimave të zjarrit në Tetovë, mosha e tyre nga 29 deri 78 vjeç

Të premten ka përfunduar identifikimi i 14 personave që humbën jetën pas shpërthimit të zjarrit në qendrën ku trajtoheshin pacientët me Covid në Tetovë. Sipas të dhënave të Prokurorisë, prej viktimave 8 ishin gra e 6 burra, nga të cilët 12 ishin duke marrë trajtimin për COVID-19 e 2 ishin familjarë të pacientëve. Në anën tjetër, gjendja e personave që u mbijetuan flakëve është stabile.

Largimi nga dritarja ishte e vetmja mundësi që kishin disa persona pas shpërthimit të zjarrit në qendrën ku trajtoheshin të sëmurët me Covid në Tetovë.

Këto pamje, të cilat kanë qarkulluar këtë të premte në rrjetet sociale, shfaqin momentin e përfshirjes së kësaj qendre nga zjarri.

Pas identifikimit të viktimave, Prokuroria në Shkup ka bërë të ditur se prej tyre tetë janë gra e gjashtë burra. Mosha e tyre është nga 29 deri në 78 vjeçe.

12 prej viktimave kanë qenë duke marrë trajtim në spitalin e improvizuar e dy të tjerët familjarë të tyre.

Në anën tjetër, gjendja e 12 pacientëve të cilët i mbijetuan zjarrit është stabile.

E qytetarët kanë kërkuar përgjegjësi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë konfirmimin për ekspertët gjermanë, të cilët do të marrin pjesë në ekspertizën për zbardhjen e rastit.