Dy fëmijë, 11 dhe 13-vjeçarë, janë vrarë nga të shtënat me armë prej babait të tyre në Glinde afër Hamburgut në Gjermani. Siç shkruan “Bild”, bëhet fjalë për një familje shqiptare. Pasi ka qëlluar për vdekje të dy djemtë e tij, babai 44-vjeçar ka vrarë edhe veten.
Nga të shtënat ka pësuar edhe bashkëshortja, 38-vjeçare. Ajo është në gjendje të rëndë duke marrë trajtim në spital.
Ndonëse fqinjët e familjes i kanë përshkruar si të lumtur, kryefamiljari besohet se ka qenë me temperament të lartë e se disa herë është raportuar në polici nga të afërmit e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Babai vret fëmijët dhe veten në Gjermani, plagos gruan
-
Tragjedia në Gjermani, fëmijët kishin lajmëruar prindërit në Polici qysh në vitin 2020
-
Tronditet Gjermania, plaku 81-vjeçar qëllon me armë adoleshentin
-
Vrasje e katërfishtë në një familje shqiptare në Greqi
-
Zgjohet nga koma kosovarja që u plagos nga bashkëshorti në Gjermani