Në vitet e paraluftës, pushteti serb pa i pyetur fare pronarët e shtëpive, vendoste trafo të tensionit të lartë në oborret e tyre me qëllim; zgjerimin e rrjetit elektrik.
Kështu i kishte ndodhur Izet Rexhepit nga Breznica e Obiliqit, në oborrin e të cilit u vendos trafoja që furnizon me energji elektrike gjithë fshatin, raporton KTV.
Vetëm shtatë metra larg shtëpisë, trafoja është shndërruar në rrezik për familjen, për shkak të vjetërsisë së telave të tensionit të lartë.
Ai, gjithashtu, ankohet se për vite me radhë ka kërkuar nga KEK-u e pastaj edhe nga KEDS - i që kjo trafo të largohet nga aty, por thotë se nuk ka marrë ndonjëherë përgjigje.
Për më tepër, thotë se edhe është kërcënuar nga punëtorët e KEDS-it.
Përveç kësaj, edhe shtyllat e drurit janë tepër të vjetra dhe vetëm sa nuk janë rrëzuar.
Edhe
Rreziku nga trafoja, familja Ejupi kërkon nga KEDS-i që ta zhvendosë atë
Ndërkaq, zyrtarë të KEDS-it i bëjnë thirrje kësaj familje që të kërkojë dislokimin e trafos pavarësisht se kryefamiljari thotë se disa herë e ka drejtuar një kërkesë të tillë.
Sidoqoftë, zyrtarë të kësaj kompanie thonë se janë duke bërë investime anekënd Kosovës në mënyrë që, sipas tyre, rrjeti të jetë brenda standardeve të larta.
-
Banorët në një fshat të Podujevës ndihen të rrezikuar nga trafoja elektrike në hyrje të oborrit
-
Familja Reçica nga fshati Llugaxhi kërkon nga KEDS-i zhvendosjen e trafos që po i rrezikon ata
-
Konsumatorët e KEDS në Shkabaj të gëzuar me infrastrukturën e re energjetike
-
Rrjeti i vjetruar elektrik rrezikon banorët e Koshares së Ferizajt