Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rreziku nga trafoja, familja Ejupi kërkon nga KEDS-i që ta zhvendosë atë

Ruzhdi Ejupi nga fshati Sekiraçë i Podujevës ndihet i rrezikuar nga trafoja që është e vendosur ngjitur me dyert e oborrit të tij.

Ndonëse ka kërkuar disa herë nga zyrtarët e KEDS-it që t’ia heqin nga prona e tij, deri tash kjo nuk ka ndodhur.

Ai i ka thënë KOHËS se trafoja ishte vendosur 2-3 vjet pas luftës nga KEK-u.

Atëkohë thotë se zyrtarët e KEK-ut kishin kërkuar nga ai që t’ia lejonin vendosjen e kësaj trafoje për një kohë të shkurtër, derisa të bëhej një projekt i ri i cili do të përfshinte futjen e kabllove në tokë dhe pastaj do të hiqej edhe trafoja.

Zyrtarët e KEDS-it kanë filluar vendosjen e rrjetit të ri në fshat dhe Ejupi ka kërkuar nga ta që ta zhvendosin këtë trafo.

Por KEDS-i ka kërkuar nga ai që vetë të gjejë vendin e tij për vendosjen e saj.

“Për dislokim të trafo-shtyllës së cekur më lart konsumatori duhet të sigurojë vendin e ri për dislokim, ky vend duhet të jetë afër rrugës dhe të ketë qasje 24 h për punëtorët e KEDS-it. Pas sigurimit të vendit nga parashtruesi i kërkesës ne mund ta përgatisim zgjidhjen teknike”, thuhet në përgjigjen e KEDS-it dhënë Ruzhdi Ejupit.

Ejupi thotë se gojarisht zyrtarët e KEDS-it i kanë thënë djalit të tij që duhet t’i paguajnë edhe shpenzimet e zhvendosjes.

Edhe Banorët në një fshat të Podujevës ndihen të rrezikuar nga trafoja elektrike në hyrje të oborrit Arbëri Banorët në një fshat të Podujevës ndihen të rrezikuar nga trafoja elektrike në hyrje të oborrit

KOHA ka kërkuar përgjigje nga KEDS-i për këtë rast, por zyrtarët e tij nuk kanë kthyer përgjigje.

Ejupi ka paralajmëruar padi ndaj KEDS-it nëse këta të fundit nuk e zgjidhin këtë çështje.