Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se komunat në Kosovë ende nuk e kanë në dispozicion për shfrytëzim buxhetin për vitin 2026, pavarësisht se ai është miratuar nga Qeveria dhe është dekretuar nga Presidenca.
Sipas Totajt, edhe pse jemi në mes të muajit mars, komunat vazhdojnë të mos kenë qasje në fondet buxhetore.
Ai ka ngritur dyshime se Ministria e Financave ka ndarë rreth 100 milionë euro nga buxhetet komunale në pritje për ekzekutimin e pagesave përmbarimore.
Totaj paralajmëroi në një shkrim në Facebook se një veprim i tillë mund të shkaktojë çrregullim në funksionimin e buxheteve të komunave dhe në realizimin e projekteve komunale.
Artikuj të ngjashëm
-
Totaj: Në listën e PDK-së janë përfshirë kandidatë që u komprometuan më 28 dhjetor
-
Mustafa: Buxheti i Prishtinës u përfshi në projektligj, por pushteti po vazhdon sabotimin e projekteve jetike
-
Komisioni për buxhet e përfshin buxhetin e Prishtinës në projektligj
-
Rama – Muratit: Pse buxheti i Prishtinës po lihet jashtë buxhetit 2026
-
Totaj për manipulimin e votave në Prizren: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar