Këshilli i fshatit Topanicë dhe prindërit, mëngjesin e së hënës kanë refuzuar që nxënësit të transportohen në shkollën e fshatit Koretin. Kryetari, Mumin Zubaku deklaron se nuk do të lejojnë që nxënësit e tyre të vijojnë procesin mësimor në një shkollë tjetër. Sipas tij procesi mësimor është duke u zhvilluar në shkollën e fshatit, teksa mësimdhënësve nuk u janë dhënë ditarët të cilët përdoren për evidencimin e nxënësve dhe notimit të tyre.
“Kanë qenë autobusët mirëpo janë kthyer mbrapsht sepse nuk kemi lejuar që fëmijët tanë të shkojnë në shkollë tjetër. Nxënësit janë duke vijuar procesin mësimor në shkollën tonë mirëpo ata na i kanë marrë ditarët. Drejtori i shkollës po deklaron se vetëm po zbaton urdhëresat dhe po respekton ligjin. Shumica e prindërve janë kundër që fëmijët të dërgohen në ndonjë shkollë tjetër. Meqë ne kemi investuar në shkollën e fshatit për këta nxënës dhe tash ata po tentojnë të i dërgojnë në një shkollë tjetër. Do të vazhdojmë kundërshtimin tonë pavarësisht çmimit”, ka thënë ai.
Edhe kryetari i fshatit Koretin, Sejdi Kurteshi ka bërë të ditur se nxënësit nuk janë lejuar që të transportohen në shkollën e fshatit Topanicë. “Po kemi shkollën tonë nuk po e kuptoj pse po insistohet që ata të dërgohen në një shkollë tjetër. Nuk është lejuar transportimi i nxënësve ngase është vendim i këshillit të prindërve. Dhe kundërshtimi do të vazhdojë”, ka thënë ai.
Faza e dytë e reformës në arsim në komunën e Kamenicës po kundërshtohet nga banorët e dy fshatrave Topanicë dhe Koretinë. Në këtë fazë parashihet që nxënësit e mësimit parashkollor deri te nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Rexhep Mala” nga Topanica të kalojnë në shkollën “Abdullah Krashnica” të fshatit Koretin. Ndërsa, nxënësit e ciklit të lartë nga të dyja shkollat, mësimin pritet ta vazhdojnë në shkollën e fshatit Topanicë.
-
Nxënësit bojkotojnë mësimin në Kamenicë kundërshtojnë Komunën dhe Ministrinë
-
Drejtoria për Arsim e Kamenicës padit 23 prindër për moszbatim të reformës arsimore
-
Vazhdon rezistenca e reformës arsimore në Kamenicë, paralajmërohen protesta të reja këtë javë
-
Edhë banorët e Topanicës kundër transferimit të nxënësve
-
Prindërit e Koretinit me peticion refuzojnë t`i dërgojnë fëmijët në shkollë