Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhë banorët e Topanicës kundër transferimit të nxënësve

Këshilli i prindërve të shkollës “Rexhep Mala” në bashkëpunim me këshillin lokal të fshatit Topanicë, sot ka dorëzuar peticionin e banorëve të fshatit, me të cilin kundërshtohet reforma në arsim.

Me këtë peticion, ata po kundërshtojnë fazën e dytë të reformës arsimore të nisur nga kryetari Qëndron Kastrati.

Në peticion, ata kanë thënë se nuk kanë siguri për transportin e fëmijëve të moshës 5-10 vjeç.

Në peticionin katër pikësh, ata insistojnë që fëmijët ta vazhdojnë mësimin në shkollës “Rexhep Mala”.