Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon rezistenca e reformës arsimore në Kamenicë, paralajmërohen protesta të reja këtë javë

Shkolla e fshatit Koretin të Kamenicës vazhdon të jetë e zbrazët që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë.

Kjo për shkak që prindërit nuk po i lejojnë nxënësit ta vazhdojnë procesin mësimor, raporton KTV.

Ahmet Haxhiu, banor i Koretinit, thotë se nuk pajtohet me reformën arsimore që e ka filluar kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Haxhiu thotë se bojkoti do të vazhdojë deri kur komuna e ndal zbatimin e reformës.

Shkolla fillore “Avdullah Krashnica – Presheva” përfshihet në fazën e dytë të reformës arsimore, që filluan në Kamenicë gjatë këtij viti shkollor.

Edhe Kreu i Kamenicës kërkon dorëheqjen e mësimdhënësve që s’i respektojnë reformat Arbëri Kreu i Kamenicës kërkon dorëheqjen e mësimdhënësve që s’i respektojnë reformat

Sipas menaxhmentit të shkollës, mësimdhënësit janë të pranishëm gjatë orarit të punës, por nuk ka nxënës tash e tri javë.

Kjo shkollë nuk është e vetmja që po e bojkoton mësimin.

Edhe shkollat e fshatit Petrit e Topanicë, i kundërshtojnë reformat.

Ndërkaq, edhe shkolla “Hasan Prishtina” e fshatit Busavatë i është bashkangjitur bojkotit këtë të hënë.

Edhe Nxënësit në Kamenicë sërish protestojnë ndaj riorganizimit të shkollave, së shpejti edhe para Qeverisë Arbëri Nxënësit në Kamenicë sërish protestojnë ndaj riorganizimit të shkollave, së shpejti edhe para Qeverisë

E përkundër kësaj situate, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati thotë se ky vendim vazhdon të jetë në fuqi.

reformave arsimore në Kamenicë, banorët e fshatrave Koretin, Busavatë, Topanicë, Strezovc dhe Krilevë, pritet që të enjten të protestojnë para komunës.