Aplikimi fizik i qytetarëve për tu regjistruar si të papunë të martën ka krijuar tollovi para Zyrës së Punësimit në Prizren, duke sfiduar zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Drejtuesit e kësaj Zyreje, kanë pohuar shpërndarjen dhe pranimin e aplikacioneve nga qytetarët, që synojnë të përfitojnë si të papunë nga pakoja fiskale emergjente e Qeverisë së Kosovës.
Sipas tyre për mbajtjen e rendit dhe të distancës sociale para ndërtesës së këtij institucioni janë angazhuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, por se megjithatë ka pasur probleme sa i përket respektimit të masave mbrojtëse, raporton Koha.
Ndërkohë në rrjetet sociale kanë reaguar edhe opozitarët e aktivistë të shoqërisë civile, me vlerësimet se grumbullimet e tilla në situatën aktuale paraqesin rrezik për shëndetin publik.

-
Radhë të gjata në Prizren, qytetarët regjistrohen si të papunë për të përfituar nga pakoja emergjente
-
Sërish tollovi para Qendrës për Regjistrim Civil
-
Tollovi para Komunës, qytetarët nuk respektojnë masat mbrojtëse
-
Tollovi para Agjencisë për Regjistrim Civil në Prishtinë, ndërhyn Policia
-
Thirrja për kujdes nuk përfillet: tollovi para Agjencisë së Regjistrimit Civil