Arbëri

Tollovi në zgjedhjen e kryetarit të FSSHK-së

Federata Sindikale e Shëndetësisë po mban të enjten zgjedhjet për kryetarin e kësaj sindikate. Në garë ka qenë vetëm Tevide Imeri, kryetarja e Sindikatës së Shëndetësisë në Ferizaj. Por delegatët kanë provuar ta fusin në garë edhe kryetarin aktual Blerim Syla. 

Këto zgjedhje janë shoqëruar me tensione të shumta. Ka pasur përplasje e kërcënime gjatë procesit zgjedhor.

Para pak minutash, në ambientet ku po mbahen zgjedhjet, ka arritur edhe Policia e Kosovës.

Blerim Syla ishte zgjedhur në krye të FSSHK-së në vitin 2010. Ai u rizgjodh edhe në vitin 2015. Për shkak të pandemisë COVID-19, zgjedhjet u shtynë deri në vitin 2022.

Mandati i kryetarit të FSSHK-së është pesëvjeçar.