Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se Tevide Imeri ka marrë detyrën e kryetares së kësaj sindikate të premten. Ajo u zgjodh kryetare me 111 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Në pozitën e nënkryetarit do të jenë Bajram Kryeziu dhe Blerim Delija, ndërsa Naim Sahiti do të jetë kryetar i Këshillit Drejtues, sipas njoftimit të FSSHK-së.
Zgjedhja e udhëheqësit të ri të FSSHK-së ishte paraparë të mbahej më 7 prill, por pas përplasjeve, mbledhja ishte shtyrë për një datë të pacaktuar.
Imeri do ta pranojë detyrën nga tashmë ish-udhëheqësi i FSSHK-së, Blerim Syla, javën e ardhshme.
Syla ishte zgjedhur në krye të FSSHK-së në vitin 2010. Ai u rizgjodh edhe në vitin 2015. Për shkak të pandemisë COVID-19, zgjedhjet u shtynë deri në vitin 2022.
Mandati i kryetarit të FSSHK-së është pesëvjeçar.
-
Abdixhiku merr mbështetjen e degëve të LDK-së “në angazhimin për institucione stabile të Kosovës”
-
Faik Shatri zgjidhet kryesues i Bordit të SHSKUK-së
-
Abdixhiku emëron Kryesinë e re të LDK-së
-
Pa asnjë votë kundër, Agim Ademi rizgjidhet kryetar i FFK-së
-
Më 5 shkurt Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, Agim Ademi kërkon edhe një mandat