Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tokat e disa shkollave në Gjilan, pronë të AKP-së

Oborret e disa shkollave në Gjilan nuk figurojnë në pronësi të Komunës, por të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Shkollat të cilat janë ndërtuar në tokat e ish-ndërrmarjeve publike janë në fshatin LLashticë, Lladovë dhe Malishevë, shkruan sot “Koha Ditore”. Në këto fshatra ka edhe shumë objekte të tjera siç janë ambulanca e fshatit, zyra e ofiqarisë si dhe terrenet sportive, të cilat gjithashtu janë pronë e AKP-së.

Fazliu, shef i pronës në Drejtorinë e Kadastrës dhe Gjeodezisë në Gjilan, ka thënë se Kuvendi përmes një vendimi ka shpallur këto prona me interes për publikun dhe se për ndërrimin e titullarit të pronës do të negociohet me AKP-në.

AKP-ja deklaron se ata do të tentojnë të gjejnë rrugët ligjore për zgjidhjen e problemeve që kanë me pronat të cilat gjenden në Komunën e Gjilanit e të cilat menaxhohen nga ata... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm