Dhjetë muaj më parë, Qeveria e Kosovës i kishte propozuar Kuvendit të Kosovës që t’ia marrë kompetencat Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbi Pallatin e Rinisë.
Megjithatë, një gjë të tillë nuk e ka bërë për ndërmarrjet shoqërore që ndodhën në komunat me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.
Ajo javën që lamë pas ka miratuar propozimet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal që të aprovohen kërkesat e komunave të Mitrovicës së veriut, Ranillugut, Kllokotit, Graçanicës dhe Zveçanit për tërheqje nga procesi i privatizimit dhe kthim në pronësi të komunës të objekteve dhe pronave të paluajtshme, me qëllim të realizimit të projekteve të interesit publik.
Këto vendime nga njohës të çështjeve juridike po konsiderohen si ndërhyrje e ekzekutivit në kompetencat e Kuvendit si dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Sipas tyre, pronat shoqërore janë nën menaxhimin e AKP-së dhe kjo agjenci është nën menaxhim të Kuvendit, dhe se vetëm Kuvendi mund të marrë vendime për fushëveprimtarinë e AKP-së. / Sanie Jusufi
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Tërheqja nga privatizimi i pronave shoqërore nga Qeveria konsiderohet e jashtëligjshme
-
Pronat shoqërore në komunat serbe mund t’i ‘shpëtojnë’ privatizimit
-
Haradinaj thotë se komunave me shumicë serbe u dha pronë me kritere të njëjta si atyre shqiptare
-
Qeveria propozon që Pallati i Rinisë t’i kalojë Komunës së Prishtinës
-
Pezullimi i privatizimit të tokave shoqërore nga Qeveria quhet i jashtëligjshëm