Vendimi i Qeverisë së Kosovës për pezullimin e procesit të privatizimit të tokave shoqërore nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për së paku një vit, nga ekspertët e çështjeve ekonomike dhe juridike konsiderohet i jashtëligjshëm dhe ndërhyrje, jo vetëm në kompetencat e këtij institucioni të pavarur, por edhe në atë të Kuvendit të Kosovës.
Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se edhe pse Qeveria është kompetente që të marrë vendime, ato duhet të jenë të menduara mirë dhe me bazë ligjore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vendimi për ndaljen e privatizimit të tokave shoqërore mund të jetë i drejtë, por nuk bazohet në legjislacionin aktual. Tokat shoqërore janë nën menaxhimin e AKP-së dhe kjo agjenci është nën menaxhim të Kuvendit, dhe se vetëm Kuvendi mund të marrë vendime për fushëveprimtarinë e AKP-së”, ka theksuar Rukiqi.
Sipas tij, ky vendim edhe në kushtet e zbatimit të bazuar në ndryshim të ligjit të miratuar në Kuvend, krijon bazë për keqmenaxhim të procesit. Kjo, meqë siç thotë ai, prej një procesi konkurrues po kalohet në një proces që është në diskrecion të vendimeve politike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.