Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike do të hartohet dhe miratohet edhe një herë nga Qeveria e Kosovës.
Kjo, pas tërheqjes së tij nga Kuvendi, ku edhe ishte duke u shqyrtuar, raporton KTV.
Zmbrapsja e legjislativit u bë pas kërkesës së shoqërisë civile dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
Përkundër kësaj, ekziston rreziku që pas kalimit në Kuvend, deputetët të ndryshojnë përsëri projektligjin në bazë të interesave të tyre partiake.
Por, për të mos lejuar që të përsëriten ndryshimet e bëra, shoqëria civile zotohet se do të jetë e vëmendshme.
Edhe
Thirrje që deputetët të mos bëjnë ndryshimet e njëjta në Projektligjin për financimin e partive
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë afat se kur ky projektligj do të kalojë në Kuvend.
Mungesa e transparencës, rritja e tavanit për financimin e subjekteve politike, zvogëlimi i shumave të gjobave administrative, janë vetëm disa nga çështjet të cilat kanë bërë që shoqëria civile të kërkojë mosmiratimin e këtij projektligji.
-
Shoqëria Civile: Të miratohet ligji që çel kuletat e partive politike
-
Projektligji i ri, domosdoshmëri e kohës për të vendosur rregulla për transparencë dhe llogaridhënie në financimin e subjekteve politike në Kosovë
-
Të martën organizohet diskutim publik për Projektligjin për financim të partive politike
- Ligji për financimin e partive politike mbeti “peng” në Kuvendin e Kosovës