Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka vizituar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike me qëllim të njoftimit për së afërmi lidhur me gjendjen e fundit në vend e shkaktuar nga pandemia.
Jashari thotë se është njoftuar nga drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, me situatën e fundit dhe se të dy kanë thënë se është shqetësuese rritja e numrit të qytetarëve të infektuar me COVID-19 ditëve të fundit.
Avokati i Popullit u është drejtuar qytetarëve të vendit duke thënë se si asnjëherë më parë e me vetë disiplinë, duhet të respektohen në mënyrë rigoroze masat e rekomanduara nga qeveria dhe nga IKSHPK-ja.
“Mbajtja e maskës, e distancës sociale dhe e higjienës personale mund të na largojnë nga kjo situatë për të cilën ende nuk e dimë se si mund të përfundojë”, ka thënë Jashari.
-
IKSHPK-ja apelon për respektim të masave, pas tubimeve të fundit politike
-
IKSHPK bën apel për respektim të masave anti-COVID që të evitohet mbyllja
-
IKSHPK apel qytetarëve: Bartni maskat
-
IKSHPK: Kemi rritje të rasteve me COVID, vendosni maskat
-
IKSHPK: Bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni, COVID-19 s’ka mbaruar