Dy grupime ndarazi kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga drejtimi i PD-së. Bëhet fjalë për 19 anëtarët e Kryesisë së PD-së, që kanë nënshkruar një peticion të tyrin, që është pasuar edhe nga një peticion nga të konsideruarit “pesha të rënda”, me ish-deputetë dhe themelues të Partisë Demokratike, transmeton tch.
Arsyeja e kësaj kërkese ndaj kreut të partisë më të madhe në opozitë është pikërisht rezultati katastrofik i PD-së në këto zgjedhje, por përtej kësaj, janë shtuar edhe shkaqe të tjera, si thellimi i dobësimit të kapaciteteve konkurruese elektorale dhe organizative të PD-së, për shkelje të rënda dhe nëpërkëmbjet statutore 4-vjeçare, kërcënimi i identitetit si demokratë nga goditjet sistematike të qëllimshme dhe kompleksive të simboleve të PD-së, mospërfilljen e vazhdueshme të forumeve vendimmarrëse të partisë, mungesa e një perspektive të afërt, të qartë, shpresëdhënëse për demokratët.
“Të ndërgjegjshëm për peshën e rëndë të misionit opozitar përballë mazhorancës së pamerituar dhe të pakontrolluar të Edi Ramës, që u mundësua nga sjellja e papërgjegjshme dhe pazaret okulte politike të Lulzim Bashës, e të ndodhur në një situatë të paprecedentë të rënies së rezultateve elektorale të PD-së gjatë kohës së qenies në opozitë, e të precedentit të zbatuar në PD nga kryetari i partisë për të tilla raste, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të kryetarit Lulzim Basha”, thuhet në deklaratën e ish-deputetëve dhe themeluesve të Partisë Demokratike.
Shkresa mban firmat e shumë figurave të shquara demokratë, duke nisur nga Besnik Mustafaj, Gjergj Lezhja, Tomorr Alizoti, Leonard Olli, Zana Guxholli, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Ridvan Bode, Armand Teliti, Astrit Patozi, Keltis Kruja, Agron Musaraj, Igli Cara, Ardian Kollozi, Rajmond Hoxha, Eleina Qirici, Gjergji Papa, Bedri Hoxha, Roland Keta, Kreshnik Bozho, Gent Minarolli, Mirgen Lata, Shrefedin Shehu, Fabian Topollaj, Grigels Mucollari, Arieta Keci, Andi Permeti, Kozma Dashi, Ferdinand Shehu, Roland Keta, Dashnor Sula, Shaban Memia, Arqile Gorea, Artur Shehu, Vasillaq Ndreko, Ermira Qosja, Luter Nuraj, Atird Hoxha, Viktor Bezhani, Gjovalin Bzheta, Edi Vecani, Vilson Haxhiraj, Agron Hasanbasha, Mirela Mucaj, Remzi Haxhiu, Bedri Luku, Iriat Hyka, Mirela Hasanaj, Ilia Milo, Artur Ajazi, Edlira Jakova, Renato Preza, Koco Bello, Valter Miza, Ramadan Hoxha, Genci Doci, Ilir Laci, Bedri Mihaj, Florian Dani, Vasillaq Ngresi, Nexhmi Dokollari, Ermir Petriti, Demir Gjana, Spartak Shaholli, Armand Cenolli, Aurel Agolli, Ilir Kondi, Ndue Paluca, Guri Tatari, Ilir Krosi, Kristo Cipa, Nexhmie Xhuveli, Vasil Milo Rrapo, e gjithashtu edhe të Julian Dedës.
Ja deklarata e potë:
Të shqetësuar:
-Për rezultatin katastrofik te PD në këto zgjedhje;
-Për thellimin e dobësimit të kapaciteteve konkuruese elektorale dhe organizative të PD-së
-Për shkeljet e rënda dhe nëpërkëmbjet statutore 4 vjeçare,
-Për kërcënimin e identitetit tonë si demokrate nga goditjet sistematike të qëllimshme e kompleksive të simboleve të PD,
-Për mospërfilljen e vazhdueshme të forumeve vendimmarrëse të PD-së;
-Për mungesën e një perspektive të afërt, të qartë,shpresëdhënëse për demokratët;
Të ndërgjegjshëm për peshën e r?ndë të misionit opozitar përballë maxhorancës të pamerituar dhe të pakontrolluar të Edi Ramë-s e cila u mundësua nga sjellja e papërgjegjshme dhe pazaret okulte politike të Lulzim Bashës.
Të ndodhur në një situatë të paprecedent të rënies së rezultateve elektorale të PD-së gjatë kohës së qënies në opozitë dhe të precedentit të zbatuar ne PD nga Kryetari i Partisë,për raste të tilla;
Kërkojmë:
1.Dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit, Lulzim
Basha, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij.
2.Fillimin e një procesi të analizës dhe reflektimit serioz e te pergjegjshem per Rindërtimin e shpejtë te PD, si hap i parë për ringritjen e të djathtës në Shqipëri.
3.Zhvillimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe me garanci të plota statutore dhe të çliruar nga çdo ndikim i hapur ose i fshehtë.
I bëjmë thirrje cdo demokrati që t’i bashkangjitet listës së hapur që shoqëron këtë qëndrim.