Gjykata Themelore në Prishtinë u ka refuzuar profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë të vendimit për ndalimin e angazhimit në kolegje private.
Sipas vendimit të UP-së, profesorëve u lejohet angazhimi jo i plotë në institucione publike me leje të dekanit dhe Rektorit.
“Angazhimi në marrëdhënie punësimi të kufizuar në pajtim me nenin 170 të Statutit dhe këtë vendim, në një institucion publik të arsimit të lartë jashtë UP-së mund të bëhet pas njoftimit të Dekanit të njësisë akademike dhe Rektorit të universitetit”, shkruan në nenin 9 të vendimit për përcaktimin e ngarkesës në punë dhe angazhimet në institucione e ndërmarrje publike apo private, vendore apo ndërkombëtare, brenda apo jashtë vendit. Dispozita nuk vlen për angazhimin jo të plotë të profesorëve në kolegje private.
Ankesa tutje ka pasur edhe nga profesorë të Shkencave Matematike-Natyrore.
-
Shtatë profesorë padisin UP-në
-
UP-ja ua ndalon profesorëve të mbajnë mësim edhe në kolegje private
-
Apeli pezullon zbatimin e Rregullores që SHSKUK-ja e quante nisje të reformës
-
Pritet përmirësim i cilësisë, pasi profesorëve të UP-së iu ndalua të japin mësim në kolegje private
-
Vendoset masë sigurie për tokën në zonën e Fakultetit Teknik, UP: Fitore e radhës ndaj cenuesve të pronave