Ministria e Inovacionit dhe komuna e Ferizajt kanë nënshkruar memorandumin për hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në këtë komunë, qendër kjo e cila do të jetë vendi ku do të takohen dija dhe biznesi në një vend.
Nënshkrimi i këtij memorandumi është bërë përmes një ceremonie, ku u tha se kjo qendër do të ndihmojë që njohuritë teorike të vihen në praktikë.
Ministri i Inovacionit Besim Beqaj, tha se hapja e kësaj qendre është dëshmi se Kosova po kalon nga një nivel ekonomik i bazuar në resurse natyrore, në një nivel ku dija dhe potenciali human janë promotor të zhvillimit.
Ai bëri të ditur se më 1 janar të vitit të ardhëm në Prizren do të themelohet Parku për Inovacion, me sipërfaqe prej 39 hektarësh.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se ndjehet i lumtur që po sot u finalizua projekti për Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, projekt i cili sipas tij, krijon potencial të jashtëzakonshëm të punësimit përmes përgatitjes së kuadrove adekuate.
Sipas tij, investimet në këto projekte janë dëshmi e qartë e agjendës ekonomike për zhvillim të vendeve të punës.
Edhe Qendra e Dytë e Inovacionit pritet të themelohet në Ferizaj“Kjo datë paraqet fillimin e investimeve në qeverisjen time. Ferizajt po i shtohet një aset shumë i rëndësishëm i cili kaherë ka munguar", tha ai.
Ndërsa prorektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara, Afrim Loku, tha se ky projekt është më i rëndësishmi në komunën e Ferizajt.
-
Hapet Qendra e Inovacionit dhe ndërmarrësish në Ferizaj
-
Beqaj thotë se ka fonde të mjaftueshme për ta pajisur Qendrën e Inovacionit në Ferizaj
-
Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj prej vitesh e mbyllur
-
Kurti në inaugurimin e Parkut të Inovacionit: Hap para në transformimin e shoqërisë dhe të ekonomisë