Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qendra e Dytë e Inovacionit pritet të themelohet në Ferizaj

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, sot ka vizituar Komunën e Ferizajt, ku ka takuar Kryetarin e Komunës, Agim Aliu.

Takimi është realizuar me qëllim të lansimin të projektit për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës për Inovacion dhe Ndërmarrësi në këtë qytet të Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë, në këtë takim ministri Beqaj, ka marrë kërkesë që në Ferizaj të themelohet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me qëllim të rritjes së mbështetjes për ndërmarrësit e këtushëm.

Pas takimit, kryetari Agim Aliu e ka falënderuar ministrin Beqaj për vizitën e sotme dhe ka theksuar kërkesën që i ka bërë atij për përkrahje, në veçanti për themelimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në komunën e Ferizajt.

Ministri Beqaj me këtë rast ka deklaruar se Ministria e Inovacionit shumë shpejt do të themelojë Qendrën e parë të Inovacioni dhe Ndërmarrësisë në Prishtinë, ndërsa ka theksuar se Qendra e dytë e tillë do të themelohet në Ferizaj.

Edhe Themelohet Qendra Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj Arbëri Themelohet Qendra Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj

“Në Kosovë do të themelohen katër qendra të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Qendra e parë do të themelohet në Prishtinë dhe do të bëhet në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, ndërsa Qendra e dytë do të jetë ajo e Ferizajt”, tha Beqaj.

Ministri Beqaj ka thënë se Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në këtë qytet do të jetë në funksion të ndërmarrësve të Ferizajt dhe të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt.