Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Komunës së Ferizajt po konkretizohen me themelimin dhe funksionalizimit të Qendrës së inovacionit në këtë qytet.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka qëndruar në Ferizaj ku ka takuar kryetarin Agim Aliu si dhe ka vizituar edhe hapësirën e destinuar nga komuna për Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie.
Në fund të kësaj vizite ministri Besim Beqaj ka deklaruar se bashkëpunimi me komunën e Ferizajt po rezulton me një projekt konkret dhe të rëndësishëm për qytetarët e Ferizajt.
“Qendra e Inovacionit në Ferizaj ka për synim që t’i trajtojë të gjitha idetë inovative, prej fazës së parainkubimit, deri në fazën e avancimit të tyre. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka fonde të pamjaftueshme edhe për ta rinovuar edhe për ta pajisur këtë qendër. Në bashkëpunim me komunën do të përkrahim edhe ide konkrete inovative”, tha ministri Besim Beqaj.
Ndërsa kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu u shpreh se “sot jemi pikërisht në vendin ku ne si komunë kemi vendosur që kati i parë i ish-Qendrës së Kulturës, tashmë do të shndërrohet në Qendrën e Inovacionit dhe Teknologjisë. Ka hapësira të mjaftueshme pikërisht për t’u funksionalizuar kjo Qendër e Inovacionit. Ne si komunë do të përmbushim në afat sa më të shpejtë obligimet që kanë të bëjnë me hapjen e kësaj qendre”.
- Qendra e Dytë e Inovacionit pritet të themelohet në Ferizaj
-
Hapet Qendra e Inovacionit dhe ndërmarrësish në Ferizaj
-
Themelohet Qendra Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj
-
Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj prej vitesh e mbyllur
-
Veseli: Kosova do të jetë qendër e inovacionit në Ballkan