Lëvizja Vetëvendosja ka themeluar dy organe të reja brenda saj: Gratë për Vetëvendosje! Dhe Rinia për Vetëvendosje!
Siç ka njoftuar Vetëvendosja janë miratuar dokumentet themeltare të këtyre dy organeve.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! miraton dokumentet themeltare të dy organeve të reja: Gratë për VETËVENDOSJE!, dhe, Rinia për VETËVENDOSJE! Si organizatë synojmë barazinë e plotë mes burrave dhe grave brenda dhe jashtë subjektit tonë, si dhe njohim potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë që e karakterizon shoqërinë dhe vendin tonë. Në këtë drejtim, këto dy organe do të shtojnë punë për rezultate më të larta për të cilat përpiqemi tash e sa kohë”, është njoftuar nga Vetëvendosja në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetëvendosje përjashton aktivistin që u arrestua në operacionin antidrogë
-
VV: Me qeverisjen tonë vendi ka shënuar rritje ekonomike
-
VV-ja kërkon komision për hetimin e çdo lëshimi në rastet e dhunës ndaj grave
-
VV: 14 shkurti 2021, data kur aktivizmi u zgjerua në mjetet e qëllimet e veta për të mirën e atdheut
-
Haxhiu, kryetare e Lëvizjes së Grave në Vetëvendosje