Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu, kryetare e Lëvizjes së Grave në Vetëvendosje

Albulena Haxhiu, kandidatja e vetme për kryetare të organit “Gratë për Vetëvendosje” ka arritur ta marrë këtë post pas zgjedhjeve të brendshme të këtij subjekti politik që u mbajtën të dielën.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e LVV-së për besimin që i kanë dhënë.

“Pjesëmarrja aktive e anëtarësisë në Lëvizje, vullneti i tyre i shprehur edhe me votë, mandatoi drejtuesit e zgjedhur për të rrugëtuar edhe më fuqishëm drejt orientimit të qartë, të drejtë e të duhur. Zgjedhja ime nga vota juaj, si Kryetare e Gruas në Vetëvendosje, si bartëse e kauzës për gratë, të drejtat dhe liritë e saj, është përgjegjësi dhe nderë për të cilën jam e bindur që do shënojmë arritje të reja”, ka shkruar ajo.

Haxhiu është zotuar se bashkë me gratë e VV-së do të kontribuojnë më shumë për shoqërinë, lirinë e demokracinë.

Zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbajtur më 25 shtator. Në këto zgjedhje, kandidat për kryetar të Lëvizjes ishte Albin Kurti, për drejtim të organit Lëvizja e Grave për Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe për Lëvizjen e Rinisë për Vetëvendosje, Behar Jashari.

Artikuj të ngjashëm