Gjatë ditës së sotme, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri kanë takuar Ambasadoren e Turqisë të akredituar në Kosovë, Kivilicim Kiliç.
Gjatë këtij takimi njohës, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Turqisë dhe për vazhdimin e këtij bashkëpunimi.
Lekaj falënderoi ambasadoren Kiliç për vizitën e saj në Ministrinë e Infrastrukturës, si dhe për projektet që ka realizuar Turqia në Kosovë.
Gjatë këtij takimi Lekaj e njoftoi ambasadoren me projektet të cilat janë duke u zhvilluar në Ministrinë e Infrastrukturës. Ministri Lekaj tha se do të punojmë që të realizojmë projekte me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Kiliç vlerësoi se Turqia është e gatshme që të investojë në Kosovë, në projektet të cilat do të jenë në interesin e shtetit të Kosovës.
“Ne dëshirojmë të shohim Kosovën si një vend i cili ka arritur zhvillimin ekonomik”, tha Kiliç.
Edhe
Osmani e ambasadori turk flasin për ushtrinë e futbollin
fund të këtij takimi u vendos që të thellohet edhe më tutje bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Turqisë, në të gjitha fushat e veçanërisht ekonomi.
Ndërkaq Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë takimit njoftoi Ambasadoren Kiliç me prioritetet dhe hapat të cilat do të ndërmerr si Ministër i Drejtësisë gjatë mandatit të tij.
Në fund të takimit të dyja palët u pajtuan për zgjerim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.


-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën
-
Haxhiu ministrit të Jashtëm të Shqipërisë: Ju keni qenë zëri ynë kur Kosova nuk kishte zë
-
Kurti do proces meritor integrimi, Kos pret rezultate në dialogun me Serbinë