Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thahet Fierza, Shqipëria i rikthehet importit të energjisë

Rënia e nivelit të ujit në basenin e Firezës ka rikthyer fuqishëm importet e energjisë këtë verë, transmeton Monitor.al. Importet nga OSHEE shënuan rekordin e viteve të fundit duke tenderuar 16 milionë euro për muajin korrik.

Vitin e fundit ishte vënë re një stabilzim i çmimeve të importit i harmonizuar me bursat. Po tenderi i fundit i OSHEE për muajin korrik faturoi një çmim mesatar 56.95 euro për MW, teksa çmimi i bursës së Hungarisë që është referencë për ankandet në Shqipëri për muajin korrik parashikohet 48.84 euro për MW (diferenca rreth 9 euro).

OSHEE e importoi energjinë e korrikut plot 10 euro më shumë se çmimi në bursa, diferenca më e madhe e vërejtur gjatë viteve të fundit.

Totali i energjisë elektrike e ofruar dhe kërkuar për t’u blerë nga OSHEE sh.a. për periudhën 28 qershor 2017 deri 31 Korrik 2017 ishte 285,600 MWh dhe e konvertuar në vlerë monetare 16,396,758 Euro (vlera pa TVSH), me çmimi mesatar prej 57.41 eu/MWh (59.54 eu/NWh për periudhen 28-30 qershor 2017 dhe 57.21 Eu/MWh për përiudhën 01-31 Korrik 2017).

Në vijim të kontratave të lidhura, shoqëritë Devolli Hydropower, EFT AG, GSA shpk, GRID Energy, GEN-I Tirana shpk dhe AXPO doo Beograd do të fillojnë lëvrimin e energjisë elektrike në OSHEE sh.a., sipas kontratave perkatese dhe kushteve të përcaktuara.

Edhe Shqipëria ka shpenzuar 78 milionë euro për import të energjisë Arbëri Shqipëria ka shpenzuar 78 milionë euro për import të energjisë

OSHEE njofton se shoqërive GRID Energy dhe GEN-I Tirana nuk iu pranua sasitë prej nga 5 MW në profilin band kurse shoqërisë NOA Energy Trade nuk iu pranua e gjithë sasia e ofruar për shkak të plotësimit të sasisë së kërkuar nga shoqerisë të tjera me çmim/njësi më të ulet.

Nga parashikimi i ngarkeses totale në rrjetin e shpërndarjes, duke zbritur parashikimin e prodhimit të energjisë së prodhuar nga Prodhuesit me Përparësi të Energjisë Elektrike dhe parashikimin e prodhimit e KESH sh.a, furnizimi i pjesës së mbetur te ngarkeses me energji elektrike do të realizohet nga blerja në në import.