Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi zbuloi Pllakën e Rezistencës së UÇK-së në Ozdrim të Klinës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbuluar Pllakën e Rezistencës së UÇK-së, në shtëpinë e Fadil Imerit në Ozdrim të Klinës. Kreu i shtetit tha se në këtë trevë ka pasur rezistencë të jashtëzakonshme ndaj pushtuesit serb për të çliruar vendin.

Thaçi nga këtu dha mesazhin për të qëndruar të bashkuar në rrugëtimin për integrime euro-atlantike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot jam këtu edhe si bashkëluftëtar i juaj, edhe si president i vendit për të treguar respektin për luftën e UÇK-së dhe për gjithë ata heronj që dha kjo trevë, Ozdrimi me rrethinë, heronjtë e kombit dhe gjithë rezistencën e jashtëzakonshme. Këtu çdo shtëpi ishte shtab i UÇK-së dhe çdo qytetar me pushkë në dorë duke ndihmuar ose në rrethana tjera ishin ushtarë dhe luftëtarë të UÇK-së, kështu që në bazë asaj përpjekje, sakrifice arritëm që të çlirojmë Kosovën për të mos u rikthyer Serbia kurrë në Kosovë. Sot jemi vendi i lirë, i pavarur që po zhvillohet dhe vetë e dhëna që këto ndryshime në Ozdrim e në rrethinë dëshmojnë se rrugëtimi ynë për zhvillim, për progres në anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE janë rrugëtime të pandalshme. Prandaj edhe sot mesazhi im qysh ka qenë në luftë është të qëndrojmë të bashkuar”, tha ai.

Ndërsa, ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku tha se pa luftën e UÇK-së me siguri që Kosova nuk do të ishte e pavarur.

E përfaqësuesi i OVL-UÇK-së dega në Skenderaj, Florim Rrustemi tha se kjo pllakë përkujtimore ka vlerë të madhe.

Në emër të familjes, Naim Musliut tha se me zbulim e kësaj pllake paraqitet një copëz e historisë së Kosovës/KsP.