Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, përmes një adresimi në profilin e tij në Facebook, të gjithë besimtarëve të krishterë u shpreh urimet më të mira për Festën e Pashkëve.
“Festat fetare gjithmonë shërbejnë për ta kujtuar faktin që jetojmë në një botë edhe me diversitet besimesh që respektojnë njëri tjetrin. Fryma e tolerancës, paqja, solidariteti dhe mirëkuptimi janë vlera të përbashkëta të njerëzimit”, ka thënë Thaçi.
“Kosova me dinjitet i ka kremtuar dhe do t’i kremtojë festat e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë fetare”, ka shtuar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti uron Pashkët: Kjo ditë le të na kujtojë rëndësinë e harmonisë mes nesh
-
Kurti uron të krishterët: Krishtlindja është kremtim dhe reflektim
-
Në kremten e Bajramit u bë thirrje për stabilitet politik
-
Krerët politikë urojnë Kurban Bajramin me mesazhe për solidaritet dhe unitet
-
Ipeshkvi Gjergji uron Kurban Bajramin: Të ruhet bashkëjetesa dhe të ulen tensionet politike