Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi uron presidentin e ri të Francës

Emmanuel Macron është presidenti më i ri i Francës i cili shpalli fitore para pak minutash.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me një shkrim në Facebook ka uruar fitoren e tij duke e konsideruar lajm të mirë edhe për gjithë Evropën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lajm i mirë dhe fitore historike për Francën dhe për Evropën. Urime Presidentit Emmanuel Macron”, ka shkruar Thaçi.

Kandidati i qendrës Emmanuel Macron ka fituar në zgjedhjet e sotme ndaj kandidates Marine Le Pen duke siguruar rreth 65 për qind të votave.