Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi uron fillimin e vitit të ri shkollor

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes Facebook-ut të tij, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor, i cili fillon nesër.

Thaçi ka thënë se shpreson që edhe këtë vit të shënohen arritje në arsim që Kosova të krenohet me këto të arritura.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Nesër, në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018.

Për shumë nxënës, nesër fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre, të familjes, por edhe të shtetit të Kosovës.

Arsimi dhe aftësimi profesional asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm sesa sot.

Edhe Nis viti i ri shkollor Arbëri 10 muaj më parë Nis viti i ri shkollor

Prandaj, është obligim i të gjithëve: shtetit, shkollave, mësimdhënësve, prindërve që nxënësit tanë të bëhen pjesë e konkurrencës së dijes, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe pjesë e mobilitetit social në Evropë dhe botë.

Jam i bindur se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shtet dhe shoqëri.

Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës